Blogu yne Blogu yne

10.1.16

Koliti Ulceroz - Semundje e Zorres se Trashe


Koliti ulceroz: eshte semundje inflamatore e zorreve me etiologji te panjohur.

Eshte semundje kronike qe karakterizohet me keqesime dhe permiresime te here pas hereshme.
Koliti Ulceroz: Semundja Inflamatore  e Zorreve
Koliti Ulceroz: Semundja Inflamatore  e Zorreve

Klinikisht manifestohet me : Diare (jashteqitje) dhe Rektoragji (gjakederdhje nga zorra e trashe), si pasoje e inflamacionit (ndezjes) te mukozes se kolonit - zorres se trashe.

Lexoni gjthashtu: Semundjet e zorres se trashe: Simptomat dhe Trajtimi

Inflamacioni lokalizet ne mukoze, me pak ne submukoze dhe nuk preken shtresat me te thella te zorreve.

Neutrofilet dhe eozinofilet grumbullohen perreth bazes e kripteve duke formuar- mikroabscese.

Ne ataqe te renda te semundjes shkaktohet - Megakoloni: fryerja e zorre se trashe.

Megakoloni eshte gjendje e cila mund te komplikohet me perforimin e zorreve dhe te shkaktoje vdekjen e te semurtit.

Epidemiologjia e Kolitit Ulceroz 


Mosha: qe preket me teper eshte prej 20 deri 40 vjec. Gjinia: me teper e prek gjinine femerore.

Me e shpeshte ne mjedise ekonomikisht te zhvilluara.


Klinika e Kolitit Ulceroz


Karakteristike jane:

1. Jashteqitjet muko-hemoragjike: me mukus dhe gjakederdhje,

2. Dhembje barku,

3. Temperature e ngritur,

4. Humbja ne peshe.

Ne mbi gjysmen e rasteve semundja paraqitet ne:

I. Formen e lehte - me:

1. me pak se 4 jashteqitje ne dite,
2.pa gjakederdhje rektale (rektoragji) dhe
3.pa anemi.

II. Format e renda - karakterizohen me:

1. Me shume se 6 jashteqitje ne dite,
2. Rektoragji - gjakederdhje rektale,
3. Anemi,
4. Temperature te ngritur dhe me
5. Gjendje te pergjithshme te prekur.

Te dhenat laboratorike: 


Nuk ka ndonje analize tipike per semundjen, por verehen keto ndryshime:

1. SE (sedimentimi i eritrociteve) eshte i rritur,
2. Leukocitoze - numri i leukociteve i rritur,
3. Anemia , etj...

Komplikimet:


I. Komplikimet lokale:

1. Fisuarat,
2. Fistullat perianale,
3. Abscesi,
4. Prloapsi rektal dhe
5. Hemoroidet.

II. Komplikimet sistemike:

1. Crregullimet e funkionit te melcise ,
2. Iritis ,
3. Erythema nodosum ,
4. Pyoderma gangrenosum ,
5. Stomatitis aftosa ,
6. Artriopatite , etj...

Diagnoza per Kolitin Ulcerativ :  


Diagnostifikimi me i sigurte behet me:

1. Rektosigmoidoskopi dhe
2. Irigografi .

I. Rektokopia :

a) Shenjat e para:

1. Hiperemia e mukozes dhe
2. Edema e mukozes .

b) Shenjat e mevoneshme :

1.Mukoza e granuluar dhe
2.Gjakederdhje ne prekje .

c) Ne semundjen e progeduar :

1. Ulceracionet ,
2. Pseudopolipet dhe
3. Strikturat .

II. Irigografia me kontrast te dyfishte :  mund te vertetoje:

-perhapjen e semundjes dhe
-ndryshimet .

Ndryshimet fillestare : Mukoza e dhembezuar - si pasoje e kalimit te kontrastit ne ulceracione .

Diagnoza diferenciale e Kolitit Ulceroz dhe dallimi nga semundjet e tjera te zorres se trashe :


1. Amebiaza ,

2. Dizenteria bakteriale (Shigelloza) ,

3. Salmoneloza ,

4. Jersinioza ,

5. Koliti pseudmembranoz , etj...

Nese ju ka pelqyer ky artikull atehere ju lutemi qe te perdorni mjetet per shperndarje te permbajtjes ne rrjete sociale, e qe gjenden ne faqe.

Nese keni ndonje pyetje shtese atehere ju keni mundesine qe te shkruani komentet tuaja ne seksionin e komenteve me poshte.
Lajme Shqip Logo

Çka eshte zorra e trashe ?


Zorra e trashe , qe gjthashtu quhet kolon, eshte pjese e sistemit tretes (digjestiv apo gastrointestinal). Eshte nje tub apo gyp bosh ne fund te traktit tretes ku trupi yne e krijon dhe deponon fecesin.
Semundjet e zorres se trashe
Semundjet e zorres se trashe

Informacion per semundjet e zorres se trashe


Shume çrregullime e afektojne apo e prekin aftesine e zorres se trashe qe te punoje ne menyre te duhur dhe te rregullte dhe keshtu shkaktohen çrregullimet apo semundjet qe japin simptomat dhe shenjat e tyre.

Disa nga keto çrregullime apo semundje te zorres se trashe jane:

1. Kanceri kolorektal ,
2. Polipet e kolonit-zorres se trashe - qe jane nje pjese e tepert e shtuar e indit e cila mund te behet kanceroze (te behet kancer i zorres se trashe).
3. Koliti ulçeroz - ulçerat e kolonit dhe rektumit,
4. Divertikuliti - inflamimi (ndezja, kallja) ose infeksioni i divertikujve apo xhepave te zorres se trashe (kolonit),
5. Hemoroidet e inflamuara - qe ne popull njihen si majasili i zorres se trashe,
6. Sindromi i kolonit te iritueshem (sindromi i zorres se trashe te iritueshme) - eshte nje çregullim i pakendeshem i cili shkakton shtangime abdominale (te barkut) dhe simptoma te tjere.

Si te kurojme semundjet e zorres se trashe ?


Trajtimi per semundjet e kolonit  (zorres se trashe) ndryshon kryesisht duke u varur se per cilen semundje behet fjale dhe nga ashpersia e asaj semundje.

Trajtimi mund te perfshije:

1. Dieta,
2. Medikamente (barera) dhe
3. Intervenimet (operacionet) kirurgjke  ne disa raste.

Nese ju ka pelqye ky artikull atehere ju lutemi qe te perdorni mjetet per shperndarje te permbajtjes ne rrjete sociale, e qe gjenden ne faqe.

Nese keni ndonje pyetje shtese atehere ju keni mundesine qe te shkruani komentet tuaja ne seksionin e komenteve me poshte.
Lajme Shqip Logo

3.1.16

Blej Online nga Kosova - Udhezues (Guide)


Si te blej online ne internet nga Kosova ? Eshte shume e lehte dhe ne do ju shpjegojme se si, prandaj lexojeni me poshte per te mesuar me shume.

Kohen e fundit gjithnje e me teper perdoruesit e internetit qe jane te shumte si ne Kosove, si ne Shqiperi po e perdorin internetin per te bere blerje online.

Natyrisht kjo eshte nje gje shume e mire, pasi qe mundesite qe na ofrohen permes internetit te blejme online jane shume me te shumeta se sa ato qe mund te i gjejme ne tregun tone te vogel qe fizikisht mund te bejme blerje.
blej online kosove

Cfare mund te blejme online ?


Ne mund te blejme gjithecka online edhe pse produktet kryesore dhe me te kerkuarat zakonisht jane:

Rroba per veshje, p.sh: blej online rroba per femra, fustana,kepuce per femra dhe meshkuj,pallto, dhurata te ndryshme, veshje sportive per femra, veshje elegante per femra, veshje per femra te shendosha,etj...
Blej online ora, kozmetike, shitje blerje celularesh ne internet, blej online telefona, iphone, ipad, kompjuter, laptop,etj...


Si ti blejme keto produkte ?


Ne Kosove per dallim nga Shqiperia te blesh online mund te jete mjaft problematike per arsye se Kosova ende nuk eshte pranuar plotesisht nderkombetarisht  dhe po ashtu ne internet dhe neper sherbimet postare nderkombetare jo gjithemone Kosova eshte prezente.

 Por edhe kjo e ka nje fare zgjidhje duke marre parasysh faktin se te rinjte nga Kosova gjithnje e me shume po e perdorin internetin per te blere online.

Kjo zgjidhje ekziston duke shkruar adresen fizike te bleresit nga Kosova ne menyre te modifikueshme ne internet, nen shtetin e Shqiperise, e pastaj Posta e Shqiperise do ia percjell porosite e ardhura ne Shqiperi, Postes dhe Telekomunikacionit te Kosoves.

SEO Shqip-Keshilla,Tutoriale: Blej Online Fustana: ne Kosove permes Internetit

Fustanat jane nje produkt mjaft i kerkuar ne internet nga femrat shqipetare si nga Kosova ashtu edhe nga Shqiperia. Natyrisht, fustanat qe mund te i gjendeni online jane te shumet dhe me dizajne dhe cmime shume te mira dhe te favorshme, gje qe e ben blerjen online permes internetit nje tendence ne rritje.



Si ta shkruani adresen ?


Nuk ka rendesi se ne cilen pjese te Kosoves jeni, p.sh ju mund te jetoni ne: Prishtine, Peje, Gjilan, Ferizaj, Prizeren, etj...

Adresen duhet ta shkruani ne at menyre qe adresa e juaj ekzistuese ne Kosove shkruhet e sakte vetem se ne fund e shkruani edhe shtetin e Shqiperise, p.sh :

EMRI MBIEMRI
Emri i rruges, Nr. i bllokut apo/edhe Nr. i shtepise
Kosove,Qyteti, Kodi Postar
Albania

Ne cilat faqe te porosisim apo blejm online ?!


Tani qe mesuam se si te shkruajme adresen tone fizike per te blere, shtrohet pyetja ne cilat faqe mund te blejme online ?

Ne internet ekzistojne faqe nga Kosova dhe Shqiperia ku mund te blejme online si ne Facebook apo Instagram apo edhe ne Web, por ne kete rast ato neve nuk na interesojne pasi qe nuk ka nevoje te behen spjegime si te blihet ne ato faqe pasi qe ato jane ne shqip dhe jane te vetshpjegueshme e te leheta ne perdorim.

Por, faqet nderkombetare te njohura e ne te cilat blejn online nga e gjithe bota, a mund te i perdorim edhe ne nga Kosova ?!

Natyrisht se po, vetem se duhet qe te kemi kujdes qe te dhenat qe i spjeguam me siper te i zbatojme ashtu sic duhet dhe te blejme nga faqet te cilat jane provuara se i sjellin porosite tona ne Kosove.

Logjika e jep qe te gjitha faqet per blerje online te funksiojne njejte dhe se porosite tona do duhej te vijne njejte ne shtepite e tona, por une keshilloj qe vetem nga faqet dhe kompanite e provuara te blehet.

Por cila eshte ajo faqe apo kompani ku duhet te blejme ? 


Besoj se te gjithe keni degjuar se nga te afermit apo shoqeria juaj, se ku ata porositin online dhe se prej nga produktet e porositura iu kane ardhur ne shtepite e tyre.

Me se miri eshte edhe ju te porositni ne po te njejtat faqe te cilat jane te provuara.

Cilat faqe i kam perdorur une ?


Ok une deri me tani kam porositur nga AliExpress Affiliate dhe gjithemone me kane ardhur produktet ne shtepi pa asnje problem permes postes, prandaj jua rekomandoje:

Aliexpress-in | http://aliexpress.com

Kepuca per femra

Cfare ju duhet te keni per te blere online ?


Natyrisht se per cdo blerje neve na duhen para , por online na duhet edhe nje xhirollgari bankare me para te mjaftueshme ne ate me kartele qe mund te blesh online nderkombetarisht.

Me se miri eshte qe te keshlloheni me banken tuaj se cfar llogarie dhe kartele ju duhet qe te bleni online dhe se si ta perdorni kartelen tuaj per te bere blerje online.

Gjithashtu ju duhet ta dini qe gjate blerjeve online edhe sherbimi postar mund te ju kushtoje para, prandaj per te pare se a para kushton sherbimi postar zakonisht nen produktin e listuar ne faqe lexon: Shipping = X Euro (Dollar).

Ne ju keshillojme te bleni vetem produktet te cilave ju lexon: "Free Shipping" , pasi qe kjo nenkupton se sherbimi postar eshte pa pagese dhe se nuk do te ju kushtoje para.

Per fund ne ju deshirojme blerje te kendeshme!




Verejtje:  Ne asnje menyre ne nuk kemi lidhje me kompanite apo faqet e lartecekura per blerje online apo me ndonje institucione bankare ne Kosove apo nderkombetare, prandaj ne nuk japim pergjegjesi juridike e as morale, as per produktet e porositura nga ju,per cilesine apo sasine e tyre, e as per sherbimet bankare apo postare te shteteve perkatese !
Kjo eshte thjeshte nje udhezues (guide) se si duhet te beni blerje online nga Kosova.



Lajme Shqip Logo

11.10.15

Bronkiti Akut

Bronkiti Akut

Bronkiti Akut paraqitet me shpesh ne Dimer dhe ne Pranvere.

Bronkiti Akut- eshte inflamacion (ndezje) i mukozes se bronkeve.


Bronket- jane tuba (gypa) brenda mushkerive (nje ne secilen mushkeri) qe fillojne nga Trakea dhe degezohen ne dege me te vogela përfundojnë në qese të vockla, që quhen Alveole ose qeset e mushkërive.
Bronket që e bëjnë përcjelljen e ajrit përfundojnë në qese të vockla, që quhen Alveole ose qeset e mushkërive. Këtu ndodhet pra shkëmbimi i gazrave. Sistemi i tërësishëm i frymëmarrjes ndryshe quhet edhe sistemi bronkial.

Bronkioliti-paraqitet ne qofte se inflamohen bronket me te vogela. Eshte me i shpeshte te femijte e vegjel dhe paraqet semundje tejet serioze.

Etilogjia:

Mikroorganizmat:
1.Viruset= a)Adenoviruset,
b)Miksoviruset,etj
2. Bakteret= a)H.Influenzeae,
b)Streptokoket,
c)Stafilokoket
3.Mikoplazmat,
4.Gazet irrituese,
5.Tymi,
6.Pluhuri,etj...

Pasqyra Klinike:

Bronkiti akut=paraqitet me shenja jo aq karakteristike:

  1. Lodhje
  2. Plogeshti
  3. Djersitje
  4. Indisponim
  5. Temperatura deri ne 38 C  (rralle),
  6. Kolla e thate= sidomos ne mbramje para fjetjes kur paraqitet= Kolla ne paroksizma-pas disa dite behet=
  7. Kolla produktive me
  8. Kelbaze= ne fillim me ngjyre te verdhe,pastaj me ngjyre te verdhe ne te gjelbert.
Shumicen e rasteve simptomat qetesohen pas 2-3 jave.

Bronkioliti= eshte gjendje shume me serioze e cila mund te shkaktoje = Insuficience akute respiratore(mosfunksionimi i mushkerive)- per shkak te obstruksionit (mbylljes,bllokimit) difuz te rrugeve te frymemarrjes. Tek te rriturit gati nuk paraqitet kurre.


Diagnostifikimi:

I. Anamneza+Ekzaminimi fizik=Auskultimi=
1Frymemarrje sforcuar me Fishkellima - Wheezing,
2.Nganjehere me Kercitje - Krepitacione.
II.Spirometria=shpesh mund te jete normale.
III.Radiografia (Rentgeni) e kraherorit= Nuk verehen ndryshime.
IV.Ekzaminimi mikroskopik e bakteriologjik i kelbazes= e percakton etiologjine.

Mjekimi:
Bronkiti akut=zakonisht terapia eshte vetem simptomatike.
Me rendesi eshte:
1,Eliminohen Iritanset nga rrethi i pacientit e sidomos=Tymi i duhanit.
2.Ajri ne dhome duhet te kete temperature=20-25 C dhe Lageshti te mjaftueshme=rreth 70%.
Te merret sasi e shtuar lengjesh.
4.Terapia e pershkruar nga ana e mjekut duhet te mirret me rregull.

Bronkioliti=duhet mjekuar ne spital ne njesite intenzive pulmologjike.

Lajme Shqip Logo

10.10.15


Infeksioni mund të përkufizohet si depërtim, vendosje dhe shumëzim i mikroorganizmave patogjenë në indin e ndonjë organizmi të lartë (njeri, kafshë, bimë). 
 Fjala infectio. rrjedhë prej fjalës latine inficio = helmim.

Sëmundja ngjitëse është infeksion gjatë të cilit çrregullohet ose rrezikohet funksioni i organizmit të sulmuar. Ky është proces i ndërlikuar biologjik në të cilin, me vetit e veta bashkëveprojnë mikroorganizmi dhe makroorganizmi si dhe kushtet e jashtme të cilat ndikojnë në to.


Për t'u sëmur makroorganizmi nga sëmundja ngjitëse, duhet të ekzistojnë këto kushte:

  1. duhet të ekzistojë mikroorganizmi patogjen i aft për infeksion;
  2. duhet të ekzistojë makroorganizmi pranues i mikroorganizmit të caktuar;
  3. duhet të ekzistojë rasti gjatë të cilit mikroorganizmi patogjen i aftë për infeksion kontakton me makroorganizmin dhe futet në të.


Mikroorganizma infektiv quhen me term të përbashkët mikroorganizmat e llojeve të ndryshme:

  1. virusët
  2. bakteret
  3. protozoarët
  4. kërpudhat
Invaziteti-Ka të bëjë me cilësinë e mikroorganizmave për të depërtuar, shumëzuar dhe përhapur në inde.
Patogjeniciteti-.Është aftësia e ndonjë mikroorganizmi për të çrregulluar në makroorganizëm proceset fiziologjike,d.m.th.për të shkaktuar sëmundjen.
Virulenca-paraqet aftësinë e ndonjë mikroorganizmi patogjen për të shkaktuar infeksion.Ajo në një farë mënyre është një pjesë,shkallë e patogjenicitetit.
Toksiciteti-Është veçori e shumë baktereve prodhimi i lëndve toksike, me masë të madhe molekulare, të ashq. toksina.
Te bakteret dallojmë dy lloje toksinash -ekzotoksinat dhe endotoksinat.
Ekzotoksinat-sipas përbërjes kimike janë proteina të cilat i tajojnë bakteret nëmjedisin e tyre rrethues. Disa ekzotoksina sajohen prej dy pjesëve, zakonisht të lidhura me lidhje disulfide. Njëra pjesë lidhet për receptorin specifik në qelizë dhe ashtu mundësohet hyrja në qelizë e pjesës tjetër e cila është bartëse e aktivitetit toksik.
Endotoksinat-kimikisht janë komplekse lipopolisakaridesh me origjinë nga muri i qelizës bakteriale, dhe që lirohen gjatë shkatërrimit të bakteres.

Vendos ne Facebook
Lajme Shqip Logo

10.9.15

Si vjen deri te Skleroza Multiple.


Shkencëtarët thonë se kanë arritur një përparim në trajtimin e sklerozës multiple, një sëmundje gjymtuese auto-imune që sulmon muret e jashtme të qelizave nervore, përfundimisht duke i bërë të paaftë personat që preken nga ky dëmtim neurologjik.
Trajtimi i ri përfshin largimin e qelizave të sistemit imun përgjegjës për sklerozën multiple.


Në sklerozën multiple, leukocitet, të quajtura qelizat T, çorientohen, duke sulmuar shtresën e jashtme mbrojtëse të qelizave nervore apo mielinën. Në individë të shëndetshëm, qelizat T ose leukocitet janë përgjegjëse për shkatërrimin e qelizave tumnorale ose shkaktareve infektive si bakteriet,viruset,etj.

Mielina përshpejton transmetimin e impulseve nervore prej trurit dhe palcës kurrizore për gjymtyrët dhe nervat optike, të cilat gjithashtu janë të mbështjella me mieline.

Kur mielina shkatërrohet, impulset motorike nervore bllokohen, duke rezultuar në paaftësi të rënda dhe verbëri në shumë njerëz me sklerozë multiple.

Në një studim në revistën “Science Translational Medicine”, shkencëtarë amerikanë dhe gjermanë kanë zhvilluar një terapi që ndalon sulmin kundër mielines pa dëmtuar funksionin normal të sistemit imunitar. Autorët thonë se trajtimi eksperimental synon qelizat T të trurit që janë përgjegjës për sëmundjen. Terapia është një qasje ndryshe nga trajtimet aktuale te sklerozes multiple, të cilat e deprimojne sistemin imunitar.

Lloji i ri i trajtimt përfshin marrjen e miliarda qelizave T nga një pacient dhe ngarkimin e tyre me antigjene- mieline. Qasja është e ngjashme me mënyrën se si funksionin një vaksinë.

Nëntë pacientët me sklerozë multiple në Hamburg, Gjermani u trajtuan me antigjenet e mielines. Rezultati ishte se sistemet imunitarë të këtyre pacientëve i konsideruan si të huaja qelizat T të ngarkuara me antigjene, duke paaftësuar dhe vrarë leukocitet e dëmshme deri në 75 për qind.

Megjithëse kjo nuk është një kurë për Sklerozen Multiple, autorët e studimit besojnë se kjo qasje e re është një hap në drejtimin e duhur.
Lajme Shqip Logo

Marketing

Marketing

Koha.net-Lajme- Kosove

Koha.net-Kronika

TV21 | Maqedoni

Telegrafi

RTV21 Media

BalkanWeb.com

GazetaExpress-Lajmet e fundit

GazetaBlic

Lajme.al

Kosova Press | Lajmet e fundit

Albeu.com

Marketing

24 ore lajme

KosovaLive360

Opinion - Faqja Zyrtare

Marketing

Kepuca per meshkuj

RTK | AKTUALE

Klan Kosova

Lajmi i Fundit – Lajmifundit – Lajme

Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Horoskopi Ditor| Lajmet Shqip Nga Kosova

Shqipmedia

24 ore lajme

Vizion Plus TV Albania » Lajme

RTSH - Radio Televizioni Shqiptar

Info Globi

Gazeta Telegraf Me ne dita nis ndryshe

Gazeta 55 Online

Zëri i Amerikës

Radio Evropa e Lirë

Gazeta Mapo

Albeu.com

ResPublica

Gazeta Standard Online

Gazeta Tema

RADIO VALA

Gazeta SHQIP Online

Peshku pa ujë - Blog kolektiv shqiptar

Iliria News Agency

Televizioni Koha

Radio Vati

TELEVIZIONI SHENJA

Marketing

Telefona,Kompjutera,Laptop,Tableta,Blej Online

AKTUALE.MK

Info Globi

Tetova Sot

Facebook

Drejtimi.com - Portal Informativ

arbresh.info

PortaliOnline - Portal Informativ..

Presheva Jonë

Moti

 
Rreth Lajme Shqip | Lajmet e Fundit Shqip
Ne kete faqe mund te gjeni Lajme Online, Sportive,nga Bota,Globale,Lajmet Sot,Flash,nga Shqiperia,Kosova,nga Kosova,lajme shqip nga RTK,KTV,Maqedonia,Lugina e Presheves. Lajmet e fundit nga Sporti, lajmet e fundit nga sporti spanjoll,e fundit nga sporti real madrid,e fundit nga sporti ne shqiperi,e fundit nga sporti ac milan,e fundit nga sporti kombetarja. Lajmet e fundit nga kosova ktv,lajmet e fundit nga kosova rtk live,lajmet e fundit nga kosova termet,lajmet e fundit nga kosova rtk,lajmet e fundit nga kosova zeri,lajmet e fundit nga kosova video,lajmet e fundit nga kosova ne rtk,lajmet e fundit nga kosova telegrafi,lajmet e fundit nga kosova bota sot Lajmet sot ne kosov,lajmet sot 7 pogradec,lajmet sot ne maqedoni,lajmet sot ne tetov,lajmet sote ne shqiperi,lajmet sot maqedoni,lajmet sot ktv,lajmet sot ne tiran,lajmet sot shqip. Lajme shqiptare,shqip alsat m,shqip live tv klan,shqip nga kosova,shqip sport,shqip nga maqedonia,shqip maqedoni,shqip 24 ore,shqip ne maqedoni. Lajmet nga rajoni dhe bota,nga bota e yjeve,nga bota sportive,nga bota live,nga bota zhurnal,nga bota facebook. Lajmet e fundit nga sporti,e fundit nga kosova,e fundit ne ktv,e fundit kronika e zeze,e dites,ne maqedoni,nga ulqini. twitter facebook
Back to Top